Prodhimet artizanale bio dhe zhvillimi i agroturizmit po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në vitet e fundit. Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i pranishëm sot në një sipërmarrje familjare në Lezhë, konkretisht në familje e Alfred Markut, një prej mjeshtrave të restoranteve të spikakur në Lezhë ‘Rapsodisë’ në Krajnë të Lezhës.
Sipas Ramës falë mbështetjes së AZHBR-së, ai ka krijuar një sipërmarrje shembullore prodhimesh artizanale 100% bio, e cila ka kontraktuar 300 blegtorë, duke e dyfishuar në vetëm 1 vit kapacitetin e përpunimit nga 2 në 4 ton qumësht.
Kjo sipërmarrje është një miks blegtorësh të vjetër dhe të rinjsh të kthyer nga emigracioni, ku pasioni për punë e fitimet e rritura, dëshmojnë se ky vend është i bekuar për ata që duan të punojnë pa u lodhur.
‘Nuk bëhet kjo me lëmosha, por me bashkim, organizim dhe investime cilësore. Të shpërndash me dy lekësha edhe prodhuesit dilnin në rrugë duke shitur qumësht. Tani nuk ka më nga ato, kush bashkohet fiton. Është sistem organizimi dhe bashkimi. Sot punon për vete. Po nuk u bashkove në shitje nuk fiton. Të duhet një agroturizëm. Sistemi nuk mund të financojë ato që janë vetëm.’- tha Rama.