UKRAINË- Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka thënë se OKB-ja dokumentoi ekzekutimin e përmbledhur të të paktën 50 civilëve në qytetin Bucha, afër Kievit.
Gjatë një misioni në Bucha më 9 prill, OKB-ja dokumentoi vrasjen e rreth 50 civilëve në vend. Të gjitha ndërtesat në zonën e Azovstal janë praktikisht të shkatërruara. Ata hodhën bomba të rënda, bomba anti-bunker që shkaktojnë shkatërrime të mëdha. Kemi persona të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerëve. Disa civilë janë bllokuar nën ndërtesat e shembura,”-tha Ravina Shamdasani gjatë një konference.
Sipas ANSA, Svyatoslav Palamar i batalionit Azov ka folur për BBC nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.
“Ne mbetemi në kontakt me ata civilë që janë në zona ku ne nuk mund të arrijmë. Ne e dimë se atje ka fëmijë të vegjël deri në 3 muajsh,”- tha përfaqësuesi i batalionit Azov, i cili gjithashtu bëri thirrje që të garantohet një kalim i sigurt për civilët.
Ndërkohë zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk ka thënë sot përmes një deklarate në Telegram se focat ruse nuk kanë pranuar të hapin asnjë korridor humanitarë.