Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemeleimit Ivi Kaso, e konsideroi nul vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për të njohur si palë PD-në në ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.
“Në radhë të parë dua të sqaroj se ndryshe nga sa është sqaruar në disa media dhe portale gjykata e Apelit nuk ka vendosur prishjen e vendimit të gjyqtarit Zhukri, por është pranuar ankimi nga një pal që pretendon që përfaqëson Partinë Demokratike. Kjo siç kishim parashikuar në kundërshtim me ligjin dhe me dhjetëra vendime që ka mbajtur gjykata në raste analoge. Ka shumë arsye të cilat do t’ia pamundësonin gjykatës futjen në proces pranimin si palë të Partisë Demokratike.
I ashtuquajtur ankim nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në ligj. Personi nuk është palë. As përfaqësues legjitim i ndonjë pale. Gjykata në vendimine sotëm duhet vetëm të verifikonte në qoftë se ankimi është firmosur nga e njëjta palë e autorizuar nga Komisioni i Rithemelimit për të marrë pjesë në proces. Mos pranimi i ankimeve nga palë që nuk legjitimohen është një praktikë shuëm e konsoliduar në Gjykatën e Tiranës”, tha Kaso.