Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko deklaron se një statujë e madhe prej bronzi që feston miqësinë midis Ukrainës dhe Rusisë do të çmontohet.
Skulptura e dy punëtorëve qëndron pranë lumit Dnieper që nga viti 1982, ditën e martë do të hiqet prej aty.
Një skulpturë e dytë do të mbulohet dhe Harku i famshëm i Miqësisë do të riemërohet dhe do të rindizet në ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Takova Mariah-n dhe miqtë e saj duke bërë një shëtitje pranë tij në rrezet e diellit: “Ky monument nuk është i rëndësishëm për ne apo historinë tonë,” më thotë ajo.
“Për 8 vite ne nuk kemi qenë kombe vëllezër me Rusinë. Nesër duhet të jetë një ditë e madhe për kombin tonë. Që nga 24 shkurti, Rusia na ka shkatërruar.”, tha një ukrainase.