UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka premtuar se Rusia nuk do të ketë sukses në luftën e saj kundër vendit të tij. Në dy muajt që kur Rusia filloi pushtimin e saj, forcat e saj kanë përdorur më shumë se 1,100 raketa dhe bomba të panumërta kundër Ukrainës, tha Zelensky në një video të postuar mbrëmjen e djeshme.
“Kjo është e vërtetë. Dhe ata nuk do të arrijnë asgjë” , theksoi ai.
Njësitë ruse kanë hasur në “thërrima” të mbështetjes në Ukrainën lindore, pavarësisht pritshmërive të tyre, shtoi presidenti ukrainas. Banorët në Kherson , Kahovka , Melitopol , Enerkhodar dhe qytete të tjera të pushtuara nga trupat ruse nuk iu dorëzuan forcave të armatosura ruse, tha Zelenskyy.