Së fundmi Britney Spears, ka njoftuar se është në një pritje të një fëmije me partnerin e saj Sam Asghari.
Ditën e sotme, artistja ka vendosur që të distancohet nga rrjetet sociale. Lajmin ajo e bëri vetë të ditur me anë të “Instagram”-it, ku shkroi:
“Po bëj një pauz për pak kohë nga rrjetet sociale. Ju dërgoj shumë dashuri dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”
Ky do të jetë fëmija i parë për këngëtaren dhe të fejuarin Sam, ndërsa ai konfirmoi gjithashtu lajmin e shtatzënisë , duke iu referuar yllit të pop-it si një “luaneshë” dhe duke ndarë një imazh të pikturuar të dy luanëve me këlyshin e tyre.
Spears ndan dy djemtë e saj, Preston, 16-vjeç, dhe Jayden, 15-vjeç me ish- bashkëshortin Kevin Federline.
Kujtojmë se lindja e një fëmije të tretë nuk është e lehtë për Britney Spears, pasi ajo po kujton sprovat e kaluara që i kanë lënë trauma edhe sot e kësaj dite.
40-vjeçarja tregoi në rrjetet sociale se si ajo ka frikë të mirëpresë një fëmijë në Amerikë, një vend që e mbajti atë nën kujdestarinë e të atit për 13 vjet.
“Po, kam frikë të kem një fëmijë në këtë botë, veçanërisht në Amerikë ku bënë katër dokumentarë për mua dhe duke treguar historinë time! Megjithatë… kjo ndihmoi në përfundimin e konservatorizmit! Hmm… Oh mirë… Unë nuk mendoj se kam parë ndonjëherë kaq shumë dokumentarë për dikë, përveç nëse ai ka vdekur!”, u shpreh ajo.