TURQI- Diplomacia amerikane është shprehur se është thellësisht e shqetësuara dhe e zhgënjyera nga vendimi i gjykatës për të dënuar filantropistin Osman Kavalan i cili u akuzua për komplot për të rrëzuar qeverinë e Presidentit Recep Tayip Erdogan.
“Ky vendim është në kundërshtim me respektimin e të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe shtetit të së drejtës,”– ka thënë në një deklaratë Departamenti i Shtetit.
Ata i kanë bërë thirrje përsëri thirrje Turqisë që të lirojë Osman Kavalën, në përputhje me vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga ngacmimi i vazhdueshëm gjyqësor i shoqërisë civile, mediave, liderëve politikë dhe të biznesit në Turqi, duke përfshirë paraburgimin e zgjatur, pretendimet tepër të gjera për mbështetje për terrorizmin dhe rastet e fyerjeve kriminale. Populli i Turqisë meriton të ushtrojë të drejtat e tij njerëzore dhe liritë themelore pa frikën e ndëshkimit. E drejta për të ushtruar lirinë e shprehjes, tubimin paqësor, dhe asociacioni është sanksionuar në kushtetutën e Turqisë dhe detyrimet e saj të së drejtës ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së,”– thuhet në deklaratë.
Kavala ka qenë në burg në Turqi për katër vite pa u dënuar, pavarësisht se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut bëri thirrje për lirimin e tij. Ai u lirua vitin e kaluar nga akuzat lidhur me protestat mbarëkombëtare në 2013, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe u kombinua me akuzat në një rast tjetër të lidhur me një përpjekje për grusht shteti në 2016.