Tre gra janë mbyllur në një dyqan në Vlorë dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen. Ngjarja e rëndë po ndodh në lagjen Centrale të qytetit bregdetar. Mësohet se gratë janë në konlikt pronësie me një prej fqinjëve të tyre dhe kërcënojnë me vetëvrasje. Ato janë mbyllur me çelës brenda dyqanit dhe janë shprehur se nuk do të dalin që aty pa mbërritjen e efektivëve të policisë që mund tu sqarojë konfliktin e pronësisë që kanë. Ende nuk dihet se për çfarë prone bëhet fjalë konkretisht dhe nuk janë zbardhur identitetet e personavë të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia e Vlorës është nisur drejt lagjes Centrale dhe në momentet në vazhdim pritet të zbardhen më shumë detaje për ngjarjen.