Me momente tensionesh është shoqëruar procesi i zgjedhjeve të Grupit të Rithemelimit në Bulqizë për kreun e kësaj dege të PD. Anëtarët e partisë, në pritje për të votuar, janë shtyrë me njëri-tjetrin, por nuk lejohen të futen brenda. Në një moment, njëri prej tyre shkul edhe derën e kinemasë, brenda së cilës po kryhet votimi. Kandidati Shaqir Manjani ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se tensioni u shkaktua për shkak të radhës.
“Procesi po vijon nuk është ndërprerë, tensioni për shkak të radhëve. Po votohet mbi listat e hartuara nga Komisioni i Rethemelimit”, tha ai.
Ndërsa kandidati tjetër, Fatos Hoxha refuzoi të prononcohej.