BRITAMI E MADHE- Profesor i Politikës Shëndetësore Britanike Elias Mossialos, jep informacion të detajuar bazuar në një raport të autoriteteve shëndetësore britanike mbi hepatitin akut te fëmijët. Sipas mediave të huaja ai tregon se studimi britanik mbi hepatitin zbulon se ekziston një lidhje mes hepatitit dhe infeksionit me Covid tek fëmijët.
Është raportuar se një përqindje e madhe e fëmijëve që kanë zhvilluar hepatit akut ishin infektuar me koronavirus 3.5 muaj më parë . Sipas Mossialos, që nga 1 janari 2022 janë regjistruar 114 raste të hepatitit akut me etiologji të panjohur , të zbuluar tek fëmijët nën 16 vjeç .
Ofruesit e kujdesit shëndetësor përpunojnë të dhënat e infeksionit të koronavirusit dhe mikroorganizmave. Gjithashtu hetojnë ndërveprimet për të përcaktuar nëse infeksioni adenovirus në popullatën e përgjithshme pediatrike i ka paraprirë infeksionit me koronavirus.
Shumica e rasteve të raportuara janë në Mbretërinë e Bashkuar, transplantet e mëlçisë tek fëmijët me hepatit akut janë raportuar në Holandë 3 raste, 2 në Amerikë.