BRITANI E MADHE– Një grup mbështetësish, kanë protestuar kundra ekstradimit të themeluesit të ëikiLeaks, Julian Assange. Ata paralajmëruan, se qeveria po rrezikon liritë e shtypit në mbarë botën. Sipas mediave të huaja, me pankarta të ndryshme ata shprehen se akuzat kundër Assange synojnë të ndëshkojnë një praktikë të zakonshme gazetaresk.
Një gjykatës britanik miratoi zyrtarisht të mërkurën kërkesën e qeverisë amerikane për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.
Sekretarja e Brendshëm e Mbretërisë së Bashkuar Priti Patel, do të marrë një vendim përfundimtar deri më 18 maj, pas së cilës Assange mund të përpiqet të apelojë përmes shqyrtimit gjyqësor. Assange do të mbetet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë në Londër.