Rruga e re e Parkut të Apollonisë ka përfunduar, ndërsa kryeministri ka uruar sot mirmëngjes pikërisht me pamjet e këtij aksi.
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të Parkut magjik të Apollonisë, tanimë një bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit dhe, sipas qeverisë, i jep një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizimit bregdetar. Ajo i vjen në ndihmë 17 mijë banorëve të 20 fshatrave të kësaj zone.