BRITANI E MADHE- Qeveria britanike shkeli ligjin duke dështuar në mbrojtjen e më shumë se 20,000 banorëve të shtëpive të kujdesit për të moshuar ose me aftësi të kufizuara që vdiqën pasi u kontraktuan me COVID-19, sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë.
Sipas Skynews, rasti u paraqit nga Cathy Gardner dhe Fay Harris, baballarët e të cilëve Michael Gibson dhe Donald Harris vdiqën pasi rezultuan pozitivë për koronavirus në azilin Bicester Oxfordshire.
Gjykata arriti në përfundimin se politikat e përfshira në dokumentet e publikuara në mars dhe fillim të prillit 2020 ishin të paligjshme sepse ata nuk morën parasysh rrezikun për të moshuarit dhe banorët e cenueshëm nga transmetimi i virusit.
Gardner, u shpreh se babai i tij vdiq në atë azil dhe se mijëra njerëz të tjerë kanë vdekur nga neglizhimi i kujdesit shëndetësor.
“Babai im, së bashku me dhjetëra mijëra njerëz të tjerë të moshuar, vdiq tragjikisht në shtëpitë e kujdesit në valën e parë të pandemisë COVID-19. Unë besova gjatë gjithë kohës se babai im dhe banorët e tjerë të shtëpive të kujdesit u neglizhuan dhe u zhgënjyen nga qeveria,”tha Gardner.
Avokatët që përfaqësonin Sekretarin e Shëndetësisë, luftuan kundër pretendimit se qeveria veproi në mënyrë të paligjshme duke dështuar në mbrojtjen e shtëpive të kujdesit.