Një 40-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur me kokainë. Në shtëpinë e Mandi Arapit policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 gramë kokainë.
Mbi Arapin banues në lagjen “Kastrioti”, Fier, rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.