TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka hapur sfidë opozitës, teksa e ka falënderuar sa i takon faktit që përmendin shpesh patronazhistët. Balla tha se patronazhistët janë aty të gatshëm për vitin tjetër, kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore.
“Meqë jam te pjesa e procedurës, shumë faleminderit opozitës për vlerësimin që vazhdoni t’i bëni patronazhistëve. Ata janë aty, janë gati po presin vitin e ardhshëm që t’ju mundim prapë sa herë të na dilni përpara”- tha Balla.