Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden i ka kërkuar Kongresit amerikan 33 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.
Paketa përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, shkruan BBC. Gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, Bajden tha se SHBA-të nuk po sulmojnë Rusinë, por po ndihmojnë Ukrainën të përballet me agresionin rus.about:blank
“Ashtu siç Putin bëri zgjedhjen për të filluar këtë pushtim brutal, ai mund të bëjë zgjedhjen për t’i dhënë fund. Rusia është agresori dhe bota duhet dhe do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha ai. Sipas Bajden, falës ndihmës së SHBA-ve, rusët janë detyruar që të largohen nga Kievi por paralajmëroi se ushtria ruse mund të kthehet sërish dhe të tentojë për të marrë kryeqytetin ukrainas.
Bajden tha se nevojiten më shumë fonde për të siguruar rivendosjen e sigurisë ushqimore në Ukrainë. Ai i kërkoi Kongresit të miratojë projekt-ligjin e ri sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar që të rikthehen eksportet e grurit.