• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

NATO: Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë me vite

29/04/2022
in Botë
0
NATO: Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë me vite

NATO-ja është e gatshme të vazhdojë për vite mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke përfshirë edhe ndihmën ndaj Kievit që të zëvendësojë armët e periudhës sovjetike me sisteme moderne armatimi, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai i ka bërë këto deklarata pasi Kremlini ka paralajmëruar se dërgesat e armëve të Perëndimit në Ukrainë, duke përfshirë armë të rënda, përbëjnë kërcënim për sigurinë në kontinentin evropian dhe “krijojnë jostabilitet”. “Neve na duhet të përgatitemi për periudhë afatgjatë”, ka thënë Stolteneberg më 28 prill para një samiti për të rinjtë në Bruksel.

“Ka mundësi që kjo luftë të vazhdojë për muaj dhe vite”. Shefi i NATO-s ka thënë se Perëndimi do të vazhdojë të bëjë presion maksimal ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, përmes sanksioneve dhe ndihmës ushtarake për Kievin, për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Moska e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Shtetet e NATO-s i kanë dërguar deri më tani Ukrainës armë të periudhës sovjetike, të cilat kanë qenë nëpër vendet anëtare të Evropës Lindore, ndonëse së fundi Shtetet e Bashkuara dhe disa vende aleate kanë nisur t’i dërgojnë Kievit edhe armë moderne.

Gjermania ka bërë të ditur gjatë javës se po ashtu do të dërgojë tanke dhe armë tjera, duke shënuar kështu herën e parë që Berlini është pajtuar për të dërguar armë të rënda në Kiev. Thirrjet e Ukrainës për më shumë armë janë rritur prej kur Moska ka nisur ofensivën në rajonin lindor të Donbasit.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e saj të fundit më 29 prill se “Beteja për Donbasin” mbetet fokusi kryesor strategjik i Rusisë, në mënyrë që të fitojë kontrollin e rajoneve Donjeck dhe Luhansk. Për shkak të rezistencës së madhe ukrainase, fitoret ruse kanë qenë të kufizuara dhe u kanë kushtuar forcave ruse, ka thënë mes tjerash Ministria.

Perëndimi beson se beteja në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe zonat tjera në lindje mund të jenë vendimtare për rezultatin e luftës. Sulmet e Moskës në lindje kanë nxitur premtime të reja amerikane për ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar Kongresit amerikan 33 miliardë dollarë si mbështetje për Kievin, ku 20 miliardë dollarë do të ndahen për armë, municion dhe ndihmë tjetër ushtarake. “Duhet të miratohet kjo kërkesë për ta ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për liri”, ka thënë Biden.

“Çmimi i kësaj lufte nuk është i lirë, mirëpo përfshirja në agresion është më e kushtueshme”. Si pasojë e luftës në Ukrainë, mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi pesë milionë të tjerë kanë ikur nga shteti.

Uashingtoni, i cili bashkë me aleatët ka vendosur sanksione ndaj Moskës, shpreson t’iu ndihmojë forcave ukrainase, që jo vetëm të ndalin sulmet e Rusisë në lindje, por edhe të dobësojnë ushtrinë e saj, në mënyrë që të mos nisë konflikte me vendet fqinje. Rusia ka thënë se NATO-ja, me veprimet e veta, është duke u përfshirë në luftë në mënyrë të tërthortë dhe ka bërë disa kërcënime këtë javë për hakmarrje të paspecifikuara.

Më 27 prill, autoritetet ruse kanë ndërprerë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, duke thënë se ato kanë refuzuar të paguajnë në rubla. Ky veprim shënon përgjigjen më të ashpër të Moskës ndaj sanksioneve ekonomike të Perëndimit./ REL

Tags: lufta ne ukrainenato
Previous Post

Të pavlerësuar dhe të zhgënjyer, bashkitë emërojnë 50% të punonjësve socialë pa arsimin e duhur dhe pa licencë

Next Post

Përfundon takimi në Kuvend, Alibeaj përcjell zyrtaren e lartë të DASH

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Përfundon takimi në Kuvend, Alibeaj përcjell zyrtaren e lartë të DASH

Përfundon takimi në Kuvend, Alibeaj përcjell zyrtaren e lartë të DASH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.