• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Presioni i Kremlinit me armë bërthamore/ Sa të rrezikshme janë kërcënimet e Putinit?

07/05/2022
in Botë
0
Presioni i Kremlinit me armë bërthamore/ Sa të rrezikshme janë kërcënimet e Putinit?

Bllof apo alarm? Sa i rrezikshëm është kërcënimi i Vladimir Putinit me “përgjigje të rrufeshme” në rast ndërhyrjeje në luftën e Ukrainës? Ekspertë rusë me disa shpjegime.

Nëse flet këto ditë me letonezët, shumica nuk e përjashton një sulm potencial rus kundër vendit të tyre. Letonia ndan me Rusinë një kufi të përbashkët, si edhe një të shkuar të përbashkët sovjetike, e cila këtu përcaktohet qartë si pushtim. Që nga vitet 90-të vendet balltike janë sërish të pavarura. Dhe ata duan të mbeten të pavarura. Sidomos këto kohë. Që nga agresioni rus kundër Ukrainës shumë janë të alarmuar, sidomos ata që nuk i morën seriozisht paralajmërimet e shërbimeve sekrete amerikane.

Për shumë vetë fjalët e Putinit në një takim me fuksionarë të lartë në Shën Peterburg tingëlluan alarmuese. Nëse dikush përzihet drejtpërdrejt në luftë, kërcënoi Putini, vendi do të reagojë rrufeshëm. “Ne i kemi të gjitha instrumentet për këtë”, tha kreu i Kremlinit dhe “nuk do të mburremi me to. Ne do t’i vemë në përdorim, nëse është e nevojshme. Dhe unë dua që këtë ta dinë të gjithë.” Vendimet përkatëse për këtë janë përpiluar ndërkohë.

Më shumë se vringëllima shpatash?

Po cilat saktësisht? Eksperti i pavarur ushtarak rus, Juri Fjodorov nuk e përjashton që Putini me këtë ka parasysh armët atomike, sepse kërcënimi i drejtohej vendeve, që kanë ndërkohë armë atomike, para së gjithash SHBA dhe Britania e Madhe. Në bisedë me DW, Fjodorov thotë se “Putini dhe këshilltarët e tij janë të mendimit, se Ukraina nuk mund të mundet me armët e njohura. Kremlini i sheh armët atomike si mjetin e fundit, pra ajo armë që përcakton se si përfundon lufta.” Por krahas armëve atomike, presidenti rus mund të ketë pasur ndërmend edhe raketën supersonike ruse, Zirkon, mendon Fjodorov, një raketë që sulmon objektiva në det  dhe në klasifikimin e NATO-s quhet SS-N-33. Raketa Zirkon fluturon shpejt, por jo shumë larg, 300-400 km. “Megjithatë Putini e preferon këtë raketë, dhe është shumë krenar.”

Eksperti ushtarak dyshon në efektivitetin e Zirkon. “Shpejtësia e lartë ka rëndësi për shkatërrimin e objektivave të lëvizshme në det, me qëllim që të mos largohen shumë nga pika e objektivit.” Por shumica e objektivave në tokë janë të palëvizshme, prandaj aty nuk luan ndonjë rol të madh shpejtësia. “Krahas kësaj raketa duhet që me rifutjen në atmosferën e dendur të reduktojë shpejtësinë, ndryshe ajo digjet.”

Për Andrej Kolesnikov nga ish-qendra Carnegie e Moskës (që duhej të mbyllej me urdhër të qeverisë në prill 2022) deklaratat e Putinit janë reagim pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në bazën amerikane,Ramstein në Gjermani. Sipas Kolesnikovit “gjithçka që ai thotë nuk ka karakter strategjik, por taktik, reaktiv dhe oportunist.” Putini mund t’i ndryshojë planet sipas gjendjes, vëren eksperti. “Nëse thuhet, se çdo gjë shkon sipas planit, nuk e di askush, se si është ky plan dhe çfarë qëllimesh ka.” Ndoshta Putini, nuk ka aspak qëllime fikse, por reagon sipas situatës. “E varet se çfarë ndodh në Perëndim dhe në front.”

Kolesnikov shikon pa dyshim tek Putini dikë “që është futur në një farë mase në një qorrsokak dhe po reagon gjithnjë e më brutalisht.” Edhe retorika e tij është bërë më brutale. “Ai nuk ka qenë ndonjëherë i gatshëm për dialog, por në situatën e tanishme, negociatat janë për të thjesht me karakter fakultativ. “Kurse eksperti rus për çështjet e politikës, Abas Galjamov nuk u jep shumë rëndësi fjalëve të Putinit dhe i quan ato propagandë e pastër.

Ai e krahason Putinin me një tigër. “Të gjithë e kanë kuptuar, se tigri është prej letre. Ai duhet t’ua tregojë të gjithëve, që nuk është kështu, por nuk mund të bëjë gjë, prandaj i mbeten vetëm fjalët, që kërkojnë të bindin të tjerët, se kreu i Kremlinit është ende i fortë. Galjanov konstaton: “Kemi faktet; Rusia ka sulmuar, ka krime lufte dhe një mbrojtje heroike të ukrainasve.” Për politikanët perëndimorë janë këto fakte vendimtare për vendimet e tyre, sipas Galjanov, i cili nuk beson, se pas kërcënimit të Putinit, tani perëndimi “do të ecë në një drejtim tërësisht tjetër.” (DW)

Tags: kercenimet e putinLUFTA E TRETElufta ne ukraine
Previous Post

Çfarë është detox-i i fytyrës, si ta aplikoni me disa hapa të thjeshtë

Next Post

Sa kushton bileta e Met Gala dhe pse s’mund të shkojë çdo VIP?

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Sa kushton bileta e Met Gala dhe pse s’mund të shkojë çdo VIP?

Sa kushton bileta e Met Gala dhe pse s'mund të shkojë çdo VIP?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.