Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 në Korçë. Nëna ka mbyllur fëmijën në valixhe pas lindjes dhe për pasojë foshnja ka humbur jetën.
Fëmija është gjetur pa jetë nga bashkëshorti, i cili sapo kishte ardhur nga emigracioni.
Ai dëshmoi për policinë që prej më shumë se një viti nuk kishte qenë në shtëpi dhe fëmija nuk ishte i tij.about:blank
Çifti ka dhe një fëmijë tjetër 15 vjeç.
Policia ka bërë me dije se nëna ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa fëmijës po i kryhet ekspertiza.