Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e vendit për vizitorët ndërkombëtarë, pas një bllokimi pandemik prej më shumë se dy vitesh.
Udhëtarët nuk humbën kohë për të mbërritur në aeroportin e Auckland të hënën, shumë prej tyre për t’u ribashkuar me familjen dhe miqtë. Njerëz nga më shumë se 60 vende tani mund të hyjnë në vend nëse janë të vaksinuar dhe Covid-negativ.
Qytetarët vendas kanë mundur të udhëtojnë që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga prilli.Foto: BBC
Zelanda e Re mbylli kufijtë e saj në mars të vitit 2020 – duke kërkuar edhe nga qytetarët e kthyer të plotësonin javët e karantinës pas hyrjes.
Vendi me një popullsi prej pesë milionë banorësh ka regjistruar vetëm 713 vdekje nga Covid. Qeveria e ka lidhur numrin e ulët të vdekjeve me strategjinë e izolimit, si dhe politikat e testimit, gjurmimit dhe bllokimit të shpejtë./ Foto: BBC