Sot, me propozim të socialistëve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbledh konferencën e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punimeve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Grupi i punës i ngritur nga socialistët ka mbledhur propozimet e deputetëve për presidentin, ndërsa nëpërmjet një e-maili zyrtar edhe qytetarët po shprehin kandidaturat e tyre. Mazhoranca ka kryer konsultime me krerët e grupeve të tjera, përveç atij të Partisë Demokratike, për shkak të krizës së brendshme në parti.