Sot bëhen 70 ditë që kur Rusia filloi agresionin ushtarak duke pushtuar Ukrainën. Kievi shpreson sot se do të hapë 4 korridore humanitare. Por gjatë natës pati shpërthime në disa qytete dhe rajone nga Lviv në Transcarpathia, në kufirin me Hungarinë, që është goditur për herë të parë.
Gjashtë stacione treni në Ukrainën qendrore dhe perëndimore u bombarduan në mbrëmje. Ndërkohë, Putin pati një bisedë telefonike me Macron dhe kërkoi “të ndalojë Perëndimin të dërgojë armë në Kiev”. Presidenti francez i ka kërkuar liderit rus t’i japë fund pushtimit. Moska është ‘ende e hapur për dialog’ me Kievin, tha Putin, sipas Kremlinit. Por ai shtoi se Ukraina “nuk është gati për negociata serioze” për t’i dhënë fund konfliktit.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (Sbu) pretendon se ka përgjuar një komunikim midis një ushtari rus dhe një miku të tij, në të cilin ushtria thotë se Rusia ka humbur më shumë jetë ushtarësh në Ukrainë sesa në katër vjet në Çeçeni.