Sot, me propozim të socialistëve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbledhur konferencën e kryetarëve, për të përcaktuar kalendarin e punimeve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Mbledhja po zhvillohet me praninë e mdiave, me kërkesë të Enkelejd Alibeajt. Alibeaj e Mediu kërkuan kohë, duke propozuar datën 10 maj si datë për nisjen e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo kërkesë u dakordësua pjesërisht nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha se kjo mbledhje të shtyhet dhe të rinisë me datën 10 maj. Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të mbahet në datën 16 maj, theksoi Balla.
Grupi i punës i ngritur nga socialistët ka mbledhur propozimet e deputetëve për presidentin, ndërsa nëpërmjet një e-maili zyrtar edhe qytetarët po shprehin kandidaturat e tyre. Mazhoranca ka kryer konsultime me krerët e grupeve të tjera, përveç atij të Partisë Demokratike, për shkak të krizës së brendshme në parti.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se data 10 maj të jetë dita kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Alibeaj kundërshtoi propozimin e socialistëve, ku theksoi se data 10 maj mos të jetë data për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit. Alibeaj tha po ashtu se diferenca kohore mes raundeve të jetë 7 ditë.
‘Sugjerimet, së pari përfaqësues të opozitës të PD-së dhe të Partisë Republikane. Ne mund të kemi këndvështrimet tona, po zgjedhja e presidentit është një proces që do të përballet me diversitetin e opinioneve tona. Sot data 4 maj të konsiderohet si fillimi i zgjedhjes së presidentit. Data 10 të jetë data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Së pari vetë procesi është një proces që do të duhet të jetë në shërbim të publikut. Është një proces që zhvillohet brenda politikës po do duhet të jetë një produkte që duhet tis shërbejë publikut. Unë sugjeroj që si datë si moment i startimit të procesit të datën 10 maj data kur të fillojë procesi për zgjedhjen e presidentit.
Kërkesa e dytë: Ditanca kohore nga raundi në raund duhet të jetë maksimalisht 7 shtatë, që do të thotë se mund të jetë edhe më e shkurtër. Unë do të bëja një propozim për të qenë korrekt në zbatimin e Kushtetutës. Për të gjitha raundit duhet të ketë distancë maksimale kohore prej 7 ditësh. Procesi I zgjedhjes së Presidentit të Republikës, njuë herë në 5 vite, të jetë me kohën maksimale për të absorbuar ccfarëdolloj konsiderate. Koha pra është element I domosdoshëm që do të duhet ta bashkëshoqërojë këtë proces. Ne ta vendosim që sot që të gjitha raundet të kenë distancën kohore prej 7 ditësh. E di që pas ccdo raundi të pasuseksshëm mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe përcaktohet raundi tjetër. E di këtë, por t’i themi që sot disa gjëra.- tha Alibeaj.