Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Ndoja pas seancës nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në Strasburg.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar se Ndoja gjatë ushtrimit të detyrës ka favorizuar persona me precedent penal.
Dyshohet se në vitin 2009 dhe 2010, Ndoja ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt prone.
Arjan Ndoja mbeti i plagosur në 1 nëntor të vitin 2019, pasi iu bë atentat teksa lëvizte me automjetin e tij në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.