RUSI– Rusia ka pësuar një sërë pengesash ushtarake poshtëruese që nga pushtimi i Ukrainës, jo më pak nga fundosja e anijes flamurtare të flotës së saj të Detit të Zi, Moskva.
Mediat ukrainase raportojnë se një tjetër luftanije ruse është në telashe pasi anija detare ruse Admiral Makarov është në flakë në Detin e Zi.
Oleksiy Honcharenko, një anëtar i parlamentit të Ukrainës, sugjeroi përmes Telegramit se fregata ishte sulmuar dhe mund të shkonte drejt të njëjtit fat si luftanija e raketave ruse Moskva, e cili u mbyt më 14 prill pasi u godit nga dy raketa anti-anije ukrainase Neptun.