ANGLI – Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, kritikoi shpërndarjen e biletave për finalen e Champions League dhe pyet veten, se ku shkojnë 35 mijë biletat që nuk do t’i marrë as Real Madridi dhe as Liverpooli.
“A është e saktë ajo që kam lexuar, se ne do të kemi vetëm 20.000 bileta? Madridi do të ketë 20.000 dhe ne do të kemi 20.000 bileta të tjera, ndërkohë që stadiumi ka një kapacitet për 75.000 vendesh. Ku do shkojnë ato 35.000 bileta të mbetura?”,- pyet Klopp në një konference për shtypin.
Duke iu referuar, atyre çka deri tani ka servirur media, ato 35 mijë bileta do të jenë për UEFA-n, siç është paralajmëruar në shpërndarje.
“Mendoj se Parisi është një qytet, ku mund të shkosh edhe pa biletë dhe të kalosh mirë. Të gjithëve që do të vijnë, dua t’i falënderoj që do ta bëjnë këtë gjë të veçantë. Nuk mund të jem mirënjohës vetëm për fansat tanë. Shpresoj të gjithë ata të mund të vijnë”,– shtoi
trajneri gjerman.