Kreu i Partisë Demokratike në degën e Sarandës, Hariz Mema ka zbuluar ‘padashur’ skemat dhe urdhrat që përdor PD.
Në porosinë e dhënë nga Shtabi i Fushatës, Memës i është kërkuar të publikoj në faqen e tij emisionin ‘Opinion’ ku mbrëmjen e kaluar i ftuar ishte Basha, por ‘padashur’ bashkë me emisionin Mema ka shpërndarë edhe mesazhin porosi që i është dërguar, postimi është fshirë më vonë.
“Mirmbrema Kryetar! Ju lutem te shperndani ne faqen tuaj te FB emisionin Live te Kryetarit Basha. Faleminderit! Ervis Xhako- Shtabi i Fushates”– shkruhej në porosinë e ardhur për Memën.