TIRANË– Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka marrë vëmendje të madhe me veshjen në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit Eurovision. Veshja e saj në dukje unike, e stiluar nga Niko Komani duket se është e kopjuar. Themi këtë, pasi një ilustrator brazilian, i cili në Instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom ka akuzuar stilistin se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura. Leopoldom ka bërë disa postime në Instastory ku fillimish kërkon ndihmën e ndjekësve duke postuar më tej veshjen e këngëtares Ronela Hajati.
“Kanë përdorur dizenjimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”– shkruan ai.
Ai ka postuar gjithashtu dizenjimin që ai ka bërë, i cili është i ngjashëm me veshjen e Ronela Hjatit në tapetin “Turquoise”, ku bie në sy që kjo foto është postuar në llogarinë e tij më datë 29 prill të vitit 2020.
Ende nuk ka një reagim nga vetë Niko Komani…