MBRETËRIA E BASHKUAR- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përshëndeti “progresin” e bërë gjatë bisedimeve me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili deri më tani i ka rezistuar planeve të Brukselit për një embargo ruse të naftës.
Sipas The Guardian, Hungaria, e cila nuk ka dalje në det mbështetet në naftën ruse nga një tubacion i vetëm dhe Orban ka paralajmëruar se nuk mund të miratojë paketën e gjashtë të propozuar të Komisionit Europian të sanksioneve të BE-së kundër Moskës.
“Diskutimi këtë mbremje me kryeministrin Viktor Orban ishte i dobishëm për të sqaruar çështjet që lidhen me sanksionet dhe sigurinë e energjisë. Ne kemi bërë përparim, por nevojitet punë e mëtejshme. Do të organizoj një videokonferencë me vendet rajonale për të forcuar bashkëpunimin rajonal në infrastrukturën e naftës,”-shkroi von der Leyen në Twitter.