HAGË– Pas tre orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama dhe Hashim Thaçit në Hagë. Me anë të një video, Rama ka treguar se takimi i sotëm ishte i nevojshëm. Duke thënë se e gjeti në top formë, Rama shtoi se Thaçi ishte i bindur se kjo rrugë që ka nisur ishte e pashmangshme.
‘Ishte një çmallje e nevojshme, e gjeta në top formë, i bindur dhe më shumë se kur e kam takuar më para, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar përpara drejtësisë pastërtinëe luftës clirimtare. Nuk ka shumë për të thënë, jemi të bindur se lufta clirimtare e Kosovës nuk duhet të shkruhet dhe të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit dhe sakrificave të gjakut të dhënë për Kosovën e lirë.’- tha Rama.