Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë një grua 38-vjeçare me iniciale E.V, të cilës gjatë kontrollit iu kapën 10 pako lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.