TIRANË– Performanca e Ronela Hajatit në Eurovizion 2022 është konsideruar skandal në mediat serbe. Alo. rs e konsideron gjestin e shqiponjës të bërë nga Ronela si skandal të rëndë. Në artikull, media thotë se Eurovizion e ka të ndaluar që të promovohet politika e një eventi
Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret” çeli mbrëmjen e kaluar festivalin më të madh muzikor Europian, Eurovision, por nuk është kualifikuar në finale. Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.