Eva Mendes mund t’i rikthehet aktrimit,por ka udhëzime shumë specifike se çfarë lloj rolesh do të pranonte.
Aktorja u shfaq në “The View” të martën dhe zbuloi se do të rikthehej pas 8 vitesh vetëm me një kusht.
“Kam një listë kaq të shkurtër të asaj që do të bëj,” tha ajo. “Nëse do të ishte një projekt argëtues do pranoja, refuzoj të bëj skena dhune apo seksuale.
Roli i fundit i aktrimit të Mendes erdhi në vitin 2014 në “The Lost River”, i cili u shkrua dhe u drejtua nga bashkëshorti i saj, Ryan Gosling, 41 vjeç.
Kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë një projekt që plotësonte kriteret e saj, Eva u shpreh : “Shpresoj që po. Duhet të jetë e bukur dhe e pastër.”
Aktorja u ndal në “The View” për të folur rreth pushimit nga aktrimi për të rritur fëmijët e saj – dhe çfarë kërkon ajo në rolet e ardhshme.“Disney! Do ishte perfekte,” u përgjigj ajo.
Mendes është bashkëpronare dhe ambasadore e markës për Skura Style, një “sfungjer i zgjuar” që ju tregon se kur është koha për të zëvendësuar mjetet e pastrimit të kuzhinës.