Një furgon në pronësi të Rushit Ymerit është përfshirë nga flakët rreth orës 02:33 të natës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së 58-vjeçarit, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Zjarri ishte i qëllimshëm dhe mund të jetë ndonjë paralajmërim por rrethanat mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.