Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakord që më 23 maj, ora 18:00 do të zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kjo datë u propozua nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe u ra dakord nga të gjithë palët në konferencën e kryetarëve. Ndërkohë komisioni i Ligjeve do të mblidhet më 23 maj ora 10:00.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve do të bëhet më 22 maj, ora 16:00.