TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë ditën e sotme pretencën për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin. SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për Gëllçin e po ashtu kërkon nga 1 vit burg për Alban Malavecin, Julian Tapinë dhe Ervin Murrajn. SPAK kërkoi fillimisht 2.6 vjet burg, por me kërkesë të pranuar për gjykim të shkurtuar 1,8 vjet për Gëllçin.
Ish-drejtori është vënë në pranga pasi akuzohet për një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së. Sipas SPAK, Gëllçi ka kryer tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave. Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia u vunë në pranga me urdhër nga SPAK