SHBA– Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard ende vazhdon, me zbulimet për martesën e trazuar të çiftit që pasojnë njëra-tjetrën. Është radha e Amber Heard këtë javë për të vazhduar dëshminë e saj kundër Johnny Depp, duke pretenduar se ajo ishte abuzuar nga aktori.
Ndër pyetjet që i bëri avokatja e Depp-it, ishte për qëndrimin e saj në gjykatë, por edhe për kontaktin vizual që ish-bashkëshorti i shmanget. Protothema raporton se ata që e kanë ndjekur gjyqin, i cili transmetohet drejtpërdrejt, e kanë vënë re se teksa Amber Heard ka folur, e ka parë shumë herë aktorin në sallën e gjyqit, mirëpo ai nuk e bën asnjëherë këtë.
“Zoti Depp nuk ju ka parë një herë gjatë gjyqit, apo jo?”, e pyeti aktoren avokati i Johnny Depp, ku ajo iu përgjigj: “Jo, me sa kam vënë re, nuk e ka bërë”.
E ndërsa të gjithë mendojnë se arsyeja është thjesht refuzimi i aktorit për të pranuar akuzat e bëra ndaj tij nga ish-bashkëshortja, avokati zbuloi se në fakt ky është një premtim që Depp e ka dhënë prej kohësh.
“Ju e dini saktësisht pse zoti Depp nuk ju shikon, apo jo?” e pyeti avokati, ndërsa aktorja u përgjigj: “E di”.
Avokati tha: “Ai premtoi se nuk do t’iu shikonte më në sy. Është e vërtetë;”
Ndërsa Amber tha:Nuk e mbaj mend nëse e ka thënë vërtet këtë”.
Për të vërtetuar se ajo që ajo argumentoi ishte e bazuar në fakte, avokatja i kërkoi gjykatës të luante një klip nga një bisedë e mëparshme mes çiftit.
Dialogu u zhvillua në një hotel në San Francisko, në vitin 2016, pak pasi aktorja kishte hedhur në gjyq Johnny Depp. Ndërsa Amber Heard i kërkon që ta përqafojë për t’i thënë lamtumirë, ai dëgjohet duke i thënë: “Unë nuk jam asgjë për ty dhe nuk do të jem kurrë asgjë për ty. Nuk do t’i shohësh më sytë e mi”.