FRANCË-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dje iu drejtua pjesëmarrësve në Festivalin e Filmit në Kanë të Francës përmes një lidhjeje me video, ndërsa aktiviteti vjetor po zhvillohej. Sipas mediave të huaja, duke folur gjatë ceremonisë së hapjes, Zelenskyy bëri një krahasim me filmin e Charlie Chaplin “Diktatori i Madh” duke i bërë thirrje kinemasë botërore të mos heshtë përballë sulmit rus ndaj Ukrainës.
“Qindra banorë po vdesin çdo ditë. A do të heshtë kinemaja apo do të flasë? Nëse ka një diktator, nëse ka një luftë për liri, edhe një herë, gjithçka varet nga uniteti ynë. A mund të qëndrojë kinemaja jashtë këtij uniteti?”, tha Zelenskyy.
Fjalimi i tij mori duartrokitje të fortë nga turma në festivalin e qytetit turistik francez. Muajn e kaluar Zelenskyy iu drejtua edhe ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy në Las Vegas.