Bashkimi Europian ka miratuar një buxhet për IPARD 3 me vlerë 112 mlilionë euro për bujqësisë shqiptare. Kështu bëri më dije ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e cila tha se bashkë me financimin e qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro, e çon këtë program prej 146 mln euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vendin tonë.
‘Miratimi i programit Ipard 3. I dhamë mundësinë bujqësisë shqiptare për një program grumbullimi. Janë punësuar njerëz. BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për IPARD, 112 mln euro nga pala europiane. 56% më shumë se buxheti i vendosur në dispozicion nga programi IPARD 2. Së bashku me financimin e qeverisë shqiptare prej 34 mln euro, e çon këtë program prej 146 mln euro në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit të zonave rurale në vend.’- tha Krifca.