Data 25 maj është caktuar me vendim qeverie ditë pushimi zyrtar, për të gjitha institucionet publike të qarkut të Tiranës.
“Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpallë si ditë pushimi për të gjithë institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës pra do jetë ditë pushimi për gjithë zyrtarët publikë të qarkut Tiranë” – njoftoi ministri Bledi Çuçi.
“Kjo masë merret ne vijim të masave për të organizuar në mënyrë sa më shembullore një nga eventet më të mëdha qe i a ndodhur Shqiperise, sic është finalja e konferencës së Ligës Evropiane ku ne presim që të kemi një fluks njerëzish që do vijnë jo vetëm nga Italia dhe Hollanda.
Deri tani kemi pritshmëri e interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për bileta se sa ka kapacitet stadiumi “Air Albania”.
Po marrim masat që të jetë një ditë feste për të gjithë, jo vetëm sportdashësit italianë”, tha ministri Çuçi.