Stilisti Bob Mackie ka kritikuar Kim Kardashian pasi veshi fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala 2022.
Bob Mackie foli për “Entertainment Weekly” dhe tregoi se si u ndje pas marifetit të Kardashian. Mackie ishte vetëm 23 vjeç kur, nën drejtimin e Louis, vizatoi skicën për Monroe. Në atë kohë, Louie tha se nuk e dinte se për çfarë rasti do ta vishte fustanin Monroe, por, megjithatë, dizajni ishte posaçërisht për të, prandaj nuk i erdhi mirë që Kim kishte veshur fustanin me shkëlqim.
“Mendova se ishte një gabim i madh”, tha stilisti 82-vjeçar për EW. “Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por një perëndeshë. Ajo ishte thjesht përrallore. Dhe fustani ishte bërë për të. Ishte projektuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihej me atë fustan.”
Stilisti tregoi gjithashtu shqetësimet e historianëve se veshja e fustanit mund të ishte e dëmshme për ruajtjen dhe integritetin strukturor të veshjes.
Prezantuesja e Turner Classic Movies, Alicia Malone, e cila foli me Mackie si pjesë e serisë së filmave të rrjetit Follow the Thread, deklaroi për EW se ishte dakord me pohimin e tij se integriteti i fustanit mund të rrezikohej pasi themeluesja e ‘Skims’, e cila humbi 16 kilogramë në tre javë për të pozoi në Met Gala me të dashurin e saj, Pete Davidson.
“Zakonisht, këto veshje mbahen shumë në mjedise të kontrolluara. Instituti i Kostumeve është kaq i kujdesshëm për mënyrën se si po i trajtojnë këto sende historike. Pra, ishte mjaft alarmante që ajo mundi t’i vishte. Personalisht do të doja që ajo të mbante një kopje në vend të asaj reale.”
Sa i përket mënyrës se si ajo ishte në gjendje të merrte fustanin, i cili u shit për 4.8 milionë dollarë në Julien’s Auctions në 2016 dhe më vonë u ble nga Muzeu i Ripley’s Believe It Or Not, Kim shpjegoi: “Unë jam një fanse e madhe e ankandeve kështu që unë e njoh pronarin e Julien’s. Ai më ndihmoi që unë të kontaktoja me Ripley’s dhe kështu filloi biseda.”
Siç duket, fustani “Happy Birthday, Mr. President” nuk është i vetmi fustani i Marilyn që Kardashian ka veshur më parë. Sipërmarrësja zbuloi se, pas Met Gala veshi fustanin që ajo kishte në Golden Globes në 1962 – ku mori çmimin Henrietta për filmin e preferuar në botë”.