Kur bëhet fjalë për integrimin në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama ka vetëm një alternativë: ndarjen nga Maqedonia e Veriut për të vijuar proçesin. Këtë deklaratë, e cila ka ngjallur shumë polemika ndër radhët e opozitës, kryeqeveritari e ka përsëritur në disa raste: ai më i fundit në takimin me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, që u mbajt në Tiranë. Pas deklaratave të njëpasnjëshme të kryeministrit, disa deputetë kanë kërkuar një mocion me debat në Kuvend për këtë çështje.
Në fjalën e tij në Kuvend, opozitari Petrit Vasili tha se fjala e kryeministrit ishte provokative dhe kishte strategji të pengonte procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Në këtë moment të procesit të integrimit europian nga kryeministri i vendit në Bruksel në mënyrë jo të papërgjegjshme por me strategji të qartë për ta penguar procesin është bërë një deklarim të rëndë dhe kryeministri ka thënë, po e citoj ‘Ndërkohë që të gjithë e kanë të qartë, kjo situatë nuk mund të vijojë më gjatë, dhe do të ndryshojmë menjëherë kurs’. Është e qartë për këdo që është thjesht një qëndrim provokativ ndaj një situate, e cila është rënduar jo për faj të europianëve sepse shpesh Kuvendi, mazhoranca, kryeministri kanë folur sikur janë përfaqësues të Europës, i kanë dhënë mend Europës si do të dalë nga problemet e saj sepse problemet tona i kemi dritë e pasqyrë. Po të mos kishte prapaskena të tjera, fjala e Ramës do të ishte debilitet politik. Nuk sheh nga Perëndimi ai. Aksi i tij është nga Lindja dhe rruga e Perëndimit për të kalon nga Beogradi. Këta i thonë vetes edhe rilindje. Sot nevoja për ta bërë këtë debat urgjent nuk ishte në të mirë të opozitës, por të Kuvendit të Shqipëisë dhe për t’u dëshmuar vendimmarrëse të mëdhenj se cila është Shqipëria e vërtetë. Mos u trembni ta bëni këtë debat dhe mos u fshihni pas gishtit me dëngla proceduriale”, tha Vasili.
Ndryshe e sheh vijueshmërinë e procesit të integrimit kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili nga foltorja e Kuvendit theksoi se në çdo raport të BE-së thuhet se Shqipëria ka përmbushur 100% kushtet dhe kriteret që të mbahet konferenca e parë për integrimin në BE. Në ligjëratën e Ballës nuk munguan edhe notat e ironisë për fitoren e Sali Berishës, si kryetar i PD-së, duke u shprehur se kjo ishte një fitore kundër Amerikës.
“Në Kuvend nuk është firma e nongratës, ndërsa në media është një dokument tjetër. Më vjen mirë që keni hequr firmën e nongratës se ndryshe nuk do të miratohet. Më vjen keq që nuk keni kuptuar asgjë. Nëse doni instrument parlamentar për këtë çështje, por mocion debat për këtë çështje. Nëse në 1 qershor nuk do mbahet konferenca për shkak të vetos. Në qershor do të kemi më shumë diskutime se presim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Franca po bën të gjitha përgatitjet. Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku Shqipëria nuk është pjesë fare. Në debatin mes Bullgaris dhe MV, Shqipëri anuk ka pse të merret peng. KUR Raportet tonë se i kemi përmbushur 100% kushtet, ka të drejtë të mos merret peng në një debat e vendet e e tjera. Ne duam të na vlerësohet performanca. Sot jemi vetëm pak ditën nga miratimi i rezolutës për Shqipërinë. Kam 15 vite që e ndjek PE, por kurrë më parë nuk ka pasur një uninamitet, 519 anëtarë votuan rozultën për të bërë thirrje për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe kjo duhet të na bëjnë krenar. Këta këtu thonë Shqipëria po ndryshon kurs, plan b keni vetëm ju. Anti-amerikanizmin e keni kthyer në doktrinë. Dhe në fitoren historike që keni arritur kundër Amerikës. City Liverpool, Milan –Inter dhe Berisha, kështu që ta gëzoni fitoren. Ballkani i hapur është gjëja e duhur, mjafton të flasësh me përfituesit direkt, prodhuesit dhe eksportuesit. Të shkojmë t’i pyesim çfarë efektesh direkte kanë”, tha Balla.