Seanca e radhës ndaj Talo Celës për grabitjen në Rinas do të mbahet me 7 qershor 2022. Avokati i Talo Çelës, i caktuar nga gjykata kërkon kohë për të përgatitur kërkesat për ballafaqim me Alkond Bengasin dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.
Sipas avokatit, Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit, ka qenë në pamundësi të merrte pjesë në atë grabitje të parave të tre bankave pasi ka patur gjurin e dëmtuar dhe po përgatitej për ndërhyrje kirurgjikale. Për këtë gjendje shëndetësore, avokati pretendon se ka rezonancë magnetike të gjurit që bëri Talo Çela. Ndër të tjera thotë se nuk ka asnjë kontakt me Talon dhe prokurën e ka marrë nga vëllai i tij, Bujar Çela.