Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski urdhëroi të mërkurën që t’i jepet fund udhëtimit pa viza për qytetarët rusë, duke përmendur nevojën për të përmirësuar sigurinë kufitare për shkak të agresionit nga Rusia.
Qytetarët rusë aktualisht lejohen të vizitojnë Ukrainën fqinje pa viza, shkruan Reuters. Në një deklaratë të postuar në faqen presidenciale, Zelenski tha se mbështeti një peticion të paraqitur nga një qytetar, i cili kërkonte që kjo praktikë t’i jepej fund.
“Në sfondin e agresionit të plotë rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe jetike. Unë mbështes nevojën për të forcuar kontrollet mbi hyrjen e qytetarëve rusë,” tha ai.about:blank
Zelenski nënvizoi se i kishte dërguar një letër kryeministrit Denys Shmyhal duke i kërkuar që të punonte për këtë çështje, por nuk dha detaje të tjera.
Presidenti rus Vladimir Putin në fillim të muajit të kaluar nënshkroi një dekret për vendosjen e vizave për qytetarët e vendeve që Moska i konsideron “jomiqësore”, përfshirë Ukrainën.