Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunit në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach deklaroi se vendi po përgatit masat kundër sëmundjes.
Në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë ai tha se rekomandimet për izolim dhe karantinë janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch. Lauterbach nënvizoi se rregullat e reja për këtë sëmundje do të vendosen së shpejti, ku po shqyrtohet edhe rekomandimi i vaksinave për personat e veçantë.
Lauterbach shtoi se “epidemia globale është aq e pazakontë sa në këto momente duhet të reagojmë shpejt dhe me forcë”. Ndërsa virologu Schmidt-Chanas nuk sheh rrezik të përhapjes në shkallë të gjerë të lisë së majmunit.