Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se forcat ajrore ruse kanë pasur shumë viktima që nga fillimi i luftës.
45,000 trupa kanë qenë të përfshirë në “disa dështime të dukshme taktike” gjatë pushtimit, raporton Sky News.
“Kjo përfshin përpjekjen për përparim në Kiev përmes aeroportit Hostomel në mars, përparimin e ngadaltë në aksin Izium që nga prilli dhe kalimet e fundit të dështuara dhe të kushtueshme të lumit Siverskyi Donets”, thuhet në deklaratë. Ndërsa, presdenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ka konsideruar si jashtëzakonisht të vështirë, situatën aktuale në rajonin lindor të Donbasit. Pushtimi rus ka hyrë në muajin e katërt, por Moska planifikon të vijojë luftimet për një kohë të gjatë me synimin për të përmbushur të gjitha objektivat e përcaktuara nga presidenti Vladimir Putin.