Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një falenderim për të gjithë ata që kontribuuan që dita e djeshme, 25 maji i finales së Conference League, të shkonte më së miri.
“Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.