Gjykata e Tiranës cakton masën arrest me burg për policin Ludian Zaimi, efektivin e patrullës së përgjithshme i cili vrau kolegun e tij Caush Saliasi. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në komisariatin nr. 3 në Tiranë ku Zaimi qëlloi 7 herë ndaj kolegut të tij, duke i marrë edhe jetën. Të shtënat erdhën pas një konflikti banal gjatë mbledhjes së ndërrimit të turneve.
Zaimi në dëshminë e tij në polici është shprehur se efektivi Saliasi e ofendonte gjithmonë, duke e bullizuar, duke marrë edhe aktin e rëndë. Viktima kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.