Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt kështu u shpreh këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura.
“Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, mes 1.4 milionë qytetarëve ukrainas të dëbuar me forcë në Rusi, është një krim që synon shkatërrimin e kombit ukrainas”, tha Dvornyk.