Beatrix Ramosaj ishte dje pjesëmarrëse në “Netët e klipit shqiptar”, nga ku doli triumfuese. Ajo fitoi çmimin e publikut dhe atë të klipit më të mirë për këngën “By My Side”, duke shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj. Megjithatë, jeta private e Beatrix nuk mbetet jashtë vëmendjes, sepse kurioziteti për të ditur më shumë si e ka përjetuar ajo periudhën pas daljes nga shtëpia e Big Brother është i madh.
Gjatë një interviste me Ronaldo Sharkën, Beatrix ka treguar se është shumë mirë dhe se ka qenë më e angazhuar se kurrë në muzikë.
“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë, unë nuk kam thënë asgjë. I kam lënë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë dhe më e angazhuar se kurrë me shumë projekte” -u përgjigj ajo. Gazetari e pyeti nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, duke iu referuar bashkimit të Borës dhe Donaldit dhe videove që bënë xhiron e rrjetit, dhe ajo tha:
“Jo [nuk më kanë mërzitur lajmet]. Nuk është se i kam ndjekur shumë, s’kam pasur kohë. Nuk jam marrë me to”.
Më tej ajo rrëfeu se s’ka qenë e lehtë të ishte qendra e vëmendjes së portaleve, por ajo flet me punën e saj.
“Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e të gjitha portaleve, sepse shikon çdo lloj titulli. Ke shumë njerëz që mundohen të hedhin gurë, të thonë gjëra nga më të ndryshmet. E vetmja gjë që unë kam është sinqeriteti, talenti dhe puna ime, dhe me këtë gjë unë do t’ua mbyll gojën të gjithëve,” –përfundoi ajo.
Beatrix ka preferuar të qëndrojë në heshtje për jetën private kohët e fundit dhe i është përkushtuar më shumë karrierës, duke sjellë për publikun projekte të reja muzikore